Prishtina Weather ka treguar se parashikimi i motit për ditën e sotme do të jetë kryesisht ftohtë, shkruan ballkani.info

Në mëngjes dita do të karakterizohet më e ftohtë, gjatë ditës do të ketë vranësira dhe intervale kohore me diell, e më vonë me mundësi edhe për riga lokale shiu.

Temperatura minimale pritet të jetë 5 gradë Celcius, ndërsa ajo maksimalja 16 gradë Celcius.

Shtypja atmosferike do të mbetet në vlera normale 1016mb, e deri në fund të javës do të mbesë në këto vlera. /Ballkani.info/