Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -1 gradë Celsius, deri në 6, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 12 gradë Celsius.
Në mëngjes do të ketë reshje të dobëta bore, vende-vende të përziera edhe me shi. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me vranësira, e në mbrëmje priten kthjellime. /Ballkani.info







