Ky është orari i lëvizjes për personat mbi 65 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të gjitha masat e reja anti Covid të marra sot nga Qeveria, raporton Ballkani.info

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që të kufizohet qarkullimi i lëvizjes, për personat mbi 65 vjeç.

“Personave mbi moshën 65 vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues.” thuhet në njoftimin e publikuar nga MSH.

Qeveria në mbledhjen e e mbajtur sot ka marrë një sërë vendimesh në kuadër të masave mbrojtëse për të frenuar rastet në rritje me koronavirus. /Ballkani.info/