Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve dhe të shëruarve me Covid-19 në botë
Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka kaluar shifrën 2,5 milionë, përkatësisht 2,557,993 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 177,688.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 45,343 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 24,648 viktima, Spanja me 21,282, Franca me 20,796 dhe Britania me 17,337.
Në Shqipëri janë shënuar 26 viktima dhe janë infektuar 602 persona.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën.
Deri më tani, 695,336 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,6 milion raste aktive që presin të shërohen.