Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 95 pacientë me COVID-19 janë duke marrë trajtim në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 27 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, dy prej tyre në Mjekim Intensiv, përcjell Ballkani.info.

Njoftimi i plotë:

Nga raportimet e datës 25 korrik 2022, në klinikat e QKUK-së dhe  spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 95 pacientë me Covid-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 27 pacientë + 2 pacientë në Mjekim Intensiv

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Spitali i Gjakovës,17 pacientë

Spitali i Pejës,11 pacientë

Spitali i Gjilanit,13 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë