Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, sot në mëngjes në banjon e njërës nga dhomat është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri me inicialet B. GJ, emri i plotë i të cilit, është Binak Gjergjaj.

I paraburgosuri ishte në mbajtje nga data 14.06.2019 dhe ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Ata thonë se i vdekuri u gjet gjatë hapjes së dhomave dhe numërimit të të burgosurve, ndërkohë që ishte me tre persona të tjerë në qeli.

Personi që u gjet i vdekur kishte shkallë të lartë rrezikshmërie dhe po priste për ekstradim në Amerikë për një vrasje në Michigan.

Mediat kanë publikuar fotografinë e të vetëvrarit, duke raportuar se ai dyshohet se ka vrarë gruan e tij.

Më herët rastin e kishte konfirmuar për Reporterin, Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

Ndryshe, SHKK thotë se lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin

loading…