Ky është njeriu që po mendohet ta zëvendësojë Vlora Çitakun

Me deklarimin e Vlora Çitakut se do ta lëshojë pozitën e saj, me kërkesë të Glauk Konjufcës, kanë nisur propozime për zëvendësuesin e saj.

Zëvendëskryeministri i dytë në Qeverinë e Kosovës, Haki Abazi, ka propozuar për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugollin, i cili aktualisht është ambasador i Kosovës në Turqi.  

Por, kush është Ilir Dugolli i propozuari i Haki Abazit për ambasador në ShBA?

Ilir Dugolli iu bashkua shërbimit diplomatik të Kosovës me grupin e parë të emërimeve pas Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Nga viti 2008 deri në 2013 ai shërbeu si Shef i Misionit / Ambasadori i Kosovës në Bruksel, duke përfshirë Belgjikën, Luksemburgun, BE dhe NATO. Nga 2013 deri në 2016 ai ishte Ambasadori i Kosovës në Suedi (jorezident për Norvegjinë, Finlandën, Estoninë, Lituaninë, Letoninë dhe Islandën), ndërsa midis vitit 2017 dhe fund të vitit 2019 ishte Drejtor për Politikat e Sigurisë dhe NATO në Ministrinë e Jashtme.

Midis 2002 dhe 2004, ai shërbeu si Këshilltar kryesor i Kryeministrit në qeverinë e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës dhe gjatë negociatave 2007-2008 për statusin e Kosovës ai ishte një ekspert ligjor i “Ekipit të Unitetit” të Kosovës.

Tani, Dugolli është ambasador i Kosovës në Turqi.

Kutojmë që Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka propozuar shkarkimin e shtatë ambasadorëve politikë në mesin e tyre është edhe ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.