Ky është njëri nga policët që mbeti i plagosur në aksionin e mbrëmshëm në Zhur të Prizrenit

Bastisja e një shtëpie gjatë mbrëmjes të së martës në Zhur të Prizrenit përfundoi me një shpërthim. Një polic u vra, dy të tjerë u lënduan, e plagë mori edhe një fëmijë i shtëpisë ku po kryhej operacioni antidrogë.

Njëri nga katër policët që u pranuan në Spitalin e Prizrenit, u transferua mbrëmë për në QKUK, pasi që gjendje e tij ishte e rëndë.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani ka konfirmuar se përkundër lëndimeve të dy policët ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Njëri nga policët që mbeti i plagosur në aksionin e mbrëmshëm në Zhur të Prizrenit është Artur Mrasori. Ai është me prejardhje nga fshati Mrasor i Rahovecit.

Ngjarja tragjike, ku polici Sami Thaçi humbi jetën, ka ndodhur të martën derisa njësitë e Policisë së Kosovës ishin duke kryer një aksion bastisje në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit.