Një zjarr i madh ka përfshirë klubin e natës ‘Gate Club’ në Zonën Industriale në Prishtinë.

Paparaci merr vesh se njëri nga dy të dyshuarit është Florim Sadiku për përfshirjen nga zjarri të objektit mëngjesin së premtes.

Zjarri është lokalizuar dhe situata është vënë nën kontroll dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia e Kosovës e ka cilësuar si ‘zjarrvënie’ zjarrin që përfshiu diskotekën ‘Gate Club’ mëngjesin e së premtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës zjarri ka filluar në ora 5:20 të mëngjesit.

Si pasojë e zjarrit ende nuk është bërë shikimi i vendit të ngjarjes.