Ky është Naim Murseli, këshilltari i Pacollit, gruaja e të cilit dyshohet se u vra sonte në Prishtinë

Sonte në periferi të Prishtinës është vrarë një grua me armë zjarri. Policia ka njoftuar se ajo është gjetur e vdekur në veturë, ku është konstatuar vdekja.

Siç merr vesh Ballkani.info gruaja e vrarë Liridona Murseli është bashkëshortja e Naim Murselit, këshilltar i ish-Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Në media është raportuar se Murseli i ka thënë hetuesve se dikush e ka sulmuar në tentim për ta grabitur. Sipas raportimeve që sjellin fjalët e Murselit, fillimisht grabitësit iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke ua marrë paratë dhe telefonat.

Murseli për shumë vjet është parë si një nga personat e afërt të kreut të AKR’së, ndërkohë që në media është prezantuar dhe cituar si Këshilltar i tij.

LEXONI EDHE: