Ky është moti për nesër

Sipas parashikimit të meteorologëve gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë, me reshje shiu dhe bore.

Javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe më i butë. 

Sipas Prishtina Weather, cikloni i formuar mbi Itali, ditëve të fundjavës kushtëzon mbi rajonin tonë mot kryesisht të vranët dhe më të ftohtë, me të reshura shiu dhe bore, e ditën e diel vende-vende edhe me shi të akullt. Ka gjasa që herë herë reshjet të jenë me intensitet mesatar.

Do të fryjë edhe erë më e ftohtë nga verilindja. Deri të dielen mbrëma reshjet pritet të pushojnë. 

Nga e hëna do të mbajë mot me diell dhe vransira, e ditën e martë më butë, me mundësi edhe për reshje lokale shiu. Ditën e mërkurë kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu. 

Qarkullimi i mjaftueshëm ajror, që parashihet si rrjedhojë e motit më dinamik në fundjavë, do të shpërndajë ndotësit ajror, duke përmirësuar indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera të mjaftueshme, e vende-vende edhe në të mira.