Ky është momenti kur këngëtarja shqiptare kupton se është tradhtuar nga i dashuri

Këngëtarja shqiptare ka rrëfyer një moment të hidhur nga jeta e saj.

Era Rusi ishte e ftuar në emisionin ‘E diell’ ku një nga temat ishte historia e hidhur e dashurisë.

Gjatë emisionit këngëtarja ka rrëfyer momentin ku zuri të dashurin në flagrancë duke shkëmbyer mesazhe me një tjetër femër.

Unë nuk jam natyrë grricëse, por Zoti mi sjell vetë gjërat” pohon Era. “Një ditë më ishte fikur telefoni, por më duhet të shkoja në koncert. Ia marr telefonit shokut tim dhe i kërkoj atij të marrë disa tualete tek makina kur ndërkohë vjen një përgjigje nga një numër që nuk e njihja ku shkruhej: “mirë faleminderit. Aq desha unë”.

“Unë e kam shtëpinë në kat të shtatë dhe shoku e ka bërë rrugën për 30 sec nga sikleti. Kur ai erdhi lart, unë nuk reagova dhe ia ktheva mbrapsht telefonin. Kur mbërrij afër vendin të koncertit, i kërkoj sërish telefonin dhe gjejeni pak, mesazhi nuk ekzistonte më. Hë ma sqaroni pak përse e kishte fshirë?” u shpreh më tej Era.