Ky është mesazhi për Fiter Bajram nga Myftiu Naim Tërnava

Pas tridhjetë ditë agjërimi sot besimtarët myslimanë gjithandej botës festojnë Bajramin.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Fitër – Bajramit është falur në ora 05:36 minuta të cilit i ka prir Vedat ef. Sahiti-këshilltar i Myftiut të Kosovës.

Hytben e Fitër – Bajramit e mabjti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

“Të gjithë jemi në dijeni për migërimin e vëllëzërve dhe motrave tona jashtë Kosovës, është shqetësuese dhe po bëhet për shkak të gjendjes ekonomike. Të mos migrojmë por të punojmë për ditë më të mira për atdheun tonë”, është shprehur Tërnava gjatë dhënies së mesazhit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Sipas tij, dashuria ndaj atëdheut nuk mjaftohet vetëm me fjalë.

“Por, krahas kësaj duhet sakrifica dhe mbrojtja. Mos të lejojmë që të depërtojë virusi”.