Këshilltari i kryeministrit, Erolld Belegu thotë se taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe mund të hiqet nëse ndërkombëtarët ofrojnë garanci për qeverinë e Kosovës. Ai ka thënë se taksa mund të hiqet nëse SHBA fton Kosovën një konferencë.
“Nuk është që ne në bazë ditore nuk e shqyrtojmë këtë kërkesë të SHBA’ve. Mirëpo edhe ne i kemi disa kërkesa që janë të lidhen me kërkesën e tyre”, tha Belegu.
Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, këshilltari i Haradinjat ka thënë se konferenca do të ishte një garanci për Kosovën, që më pastaj të hiqet taksa ndaj Serbisë.
“Të përgatitet një dokument që pak a shumë është në negocim, të përgatitet një konferencë dhe para asaj jam i sigurt Qeveria do ta heq taksën, do të shkojmë në konferencë. Do e suspendojmë derisa të mbarojë ajo konferencë”, tha Belegu.
‘Nëse kemi një garant ndërkombëtar si SHBA për një konferencë me material”, tha Belegu.







