Ky është kryeministri i parë evropian që i shkon Putinit në Moskë pas fillimit të luftës

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer do të udhëtojë nesër në Rusi për të takuar presidentin, Vladimir Putin.

Kështu ka pohuar një zëdhënës i qeverisë austriake sipas agjencisë së lajmeve reuters, citon bbc.

“Ai po shkon atje pasi ka informuar Berlinin, Brukselin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për të inkurajuar dialogun”, tha një zëdhënës i Nehammerit.

Theksojmë se kjo është vizita e parë në Moskë e të parit të qeverisë së Austrisë pas agresionit rus në Ukrainë.

Kujtojmë se Nehammer ishte dje (e shtunë) në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku u takua me presidentin Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.