Ky është krijuesi i këngës së Arilena Arës

Mbrëmë u mbajt Festivali i 58-të i Këngës, fitues i së cilës u shpall këngëtarja Arilena Ara me këngën “Shaj”.

Derisa e hedhim një sy se kush e ka punuar këtë këngë, e shohim se muzika është bërë nga producenti dhe muzikanti maqedon Darko Dimitrov dhe Lazar Cvestkovski, shkruan Indeksonline.

Kemi vërejtur se kënga e Elvana Gjatës që zuri vendin e 2-të, është brohoritur shumë nga publiku dhe është mbështetur nga shumë emra të njohur që e kanë vlersuar këngën ‘Me tana’ të Elvanës.

Kujtojmë që historikisht në festivalin ‘Eurovizion’ shumë më shpesh kanë fituar këngët ritmike, e rrallë baladat, siç është kënga fituese e Festivalit të Këngës, që do të na përfaqësojë në Eurovision 2020.

https://www.youtube.com/watch?v=LHvfwuAGLgU&feature=emb_title