Ky është kompromisi që bënë VV dhe LDK që të arrijnë deri te marrëveshja

Është arritur marrëveshja për bashkë-qeverisje mes Vetëvendosjes e LDK-së. Ashtu siç raportoi më herët Ballkani.info, Glauk Konjfuca do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit dhe do të kalojë në një post të lartë qeveritar.

Pozitën e kryeparlamentarit pritet ta merr Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së. Ajo do të jetë kryetare me mandat të plotë pa rotacion.

Pritet që gjatë ditës së nesërme, të dy këto parti do të mbledhin Këshillët Drejtuese dhe ta vulon marrëveshje në mënyrë që të hënën në Kuvend të shkohet me vota të dy partive.

Sipas burimeve, çështja e presidentit mbetet kur t’i përfundojë mandati presidentit aktual Hashim Thaçi, e më pas do të takohen partnerët e të dy partive për t’u konsultuar rreth postit të ri të presidentit.

Burimet e Ballkani.info thonë se ky ka qenë kompromisi i LDK-së, që tash mos të zotohet VV-ja për presidentin. Ky komporomis e ka nxitur lëshimin e VV-së për kryeparlamentarin. /Ballkani.info/