Ky është këshilltari tjetër i Kurtit nga komuniteti serb, Aleksandar Stankovic

Nenad Rasic dhe Aleksandar Stankovic nga sot i janë bashkuar kabinetit të Qeverisë të Albin Kurit, si këshilltarë politik të Kryeministrit në detyrë.

Nenad Rasic sot është emëruar këshilltar politik dhe udhëheqës i zyrës për çështje të komuniteteve.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e Kryeministrit, ku ndër të tjera, thuhet se edhe Aleksandar Stankovic është emëruar këshilltar politik i Kryeministrit në detyrë.

Ky i fundit, nuk ka qenë pjesë e politikës në Kosovë dhe rreth tij dihet shumë pak, ndërsa nuk janë dhënë detaje as nga zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Nenad Rašić, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Gjithashtu, kryeministri në detyrë Kurti ka emëruar edhe z. Aleksandar Stanković, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Metro.

Kujtojmë se Rasic në zgjedhjet e 6 tetorit garoi me partinë e tij Partia Progresive Demokratike, por nuk pati rezultate të mira.

Ai është pjesë e klasës politike në Kosovë tashmë e një kohë të gjatë, teksa një kohë ishte Ministër i Punës dhe Mirëqënies Sociale.

Kujtojmë se pas përfundimit të zgjedhjeve, Kurti ishte takuar disa herë me Rasicin, ku theksone nevojën që në përbërjen e Qeverisë së tij mos të ketë përfaqësues të Listës Serbe, por vetëm serbë që respektojnë dhe njohin institucionet e Kosovës.

Sidoqoftë, kjo nuk ndodhi pasi që Kurti në këmbim të votave për formimin e Qeverisë me LDK’në, Listës Serbe ia dha dy ministri, nga tri sa u takonin minoriteteve./gazetametro.net