Ky është kandidati i PDK-së për kryetar në Komunën e Kamenicës

Kryesia e Degës së bashku me kryetarët e nëndegëve kanë vendosur që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga rradhët e PDK-së të jetë Muhamed Kallaba.

Sipas degës së PDK-së në Kamenicë me Kallabën do t’u kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur qytetarëve të komunës së Kamenicës dhe do të jetë oferta më e mirë për qytetarët tanë, transmeton “Indeksonline”.

Ndryshe, komuna e Kamenicës drejtohet nga Qendron Kastrati i PSD-së. Nuk dihet nëse ky i fundit do të garoj për zgjedhjet locale të këtij viti.

Postimi i plotë PDK-së në Kamenicë:

Kryesia e Degës së bashku me kryetarët e nëndegëve në mbledhjen e mbajtur më 31.07.2021, në mënyrë unanime kanë vendosur që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga rradhët e PDK-së të jetë Mr. Sc. Muhamed Kallaba.

Kandidati u votua nga të gjithë të pranishmit, pa pasur votë kundër.

Muhamed Kallaba është njëri nga themeluesit e degës së PDK-së në Kamenicë. Kontributin e tij për komunen dhe qytetarët ai e ka dhënë në shumë forma tash e disa vite, duke ndërtuar një figurë të një intelektuali të respektueshëm dhe profesionist. PDK është krenare që në gjirin e saj ka persona të tillë, që gërshetojnë vlerat më të mira të një shoqërie dhe përfaqësojnë qytetarët në mënyrë të dinjitetshme.