Ky është ilaçi i cili po shëron pacientët me Covid-19 brenda javës
Pacientët me Covid-19 të cilët po trajtohen me një ilaç eksperimental, të quajtur Remdesivir, po shërohen në mënyrë të shpejtë.
Shumica e tyre kanë shkuar në shtëpi brenda ditësh, raportoi STAT News të enjten e 16 prillit.
“Lajmi më i mirë është se shumica e pacientëve tanë janë shëruar, gjë që është e shkëlqyeshme. Ne kemi humbur vetëm dy pacientë”, tha Dr. Kathleen Mullane, një specialist i sëmundjes infektive në Universitetin e Agoikagos.
Nuk ka asnjë terapi të aprovuar për Covid-19, por Instituti Kombëtar i Shëndetit po shqytron disa ilaçe dhe trajtime të tjera, mes tyre edhe Remdesivir.