Ky është i riu që vdiq mbrëmë në aksidentin në Klinë

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Grabanicë të Klinës.

Policia rajonale e Pejës ka konfirmuar se në këtë aksident ka vdekur një person, kurse dy të tjerë janë lënduar.

“Një aksident i rëndë trafiku në ora 21:50 ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës mes dy veturave, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe dy persona janë lënduar”, ka thënë Driton Rugova zëdhënës i Policisë së Pejës.

Personi që ka mbetur i vdekur është i riu, Endrit Dakaj, nga Caraviku i Klinës.