Ky është i riu që i bënë atentat me tritol në Vlorë, 4 vite më parë i shpëtoi një tjetër atentati

Një 34-vjeçari i është bërë një atentat mesditën e kësaj të diele në Lungomare të Vlorës, duke i vendosur tritol pranë makinës. Sipas informacioneve të Report Tv, tritoli ishte i mbuluar me kartonë në mënyrë që mos të dukej, ndërsa si pasojë e shpërthimit ka mbetur rëndë i plagosur Indrit Sadedini, 34 vjeç.

I riu ka marrë plagë të shumta në gjymtyrët e poshtë dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar.

Shpërthim i fortë ndodhi në lagjen “10 korriku”, duke alarmuar banorët e një zone mjaft të populluar.

33-vjeçari është dërguar drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa dyshohet se si pasojë e shpërthimit ka humbur të dyja këmbët.

Gazetari Armand Xhelili ka sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet i plagosuri i shtrirë në rrugë, në pamundësi për të lëvizur, teksa i jepet ndihma e parë. .

Indrit Sadedinaj, nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal, por megjithatë shkak për shpërthimin dyshohet konfliktet e mëparshme të 34-vjeçarit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se po hetohet e kaluara e tij jashtë vendit.

Kjo nuk është hera e parë që ndaj Endrit Sadedini është bërë një atentat, pasi edhe katër vite më parë i është vendosur një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila nuk ka shpërthyer, pasi e ka pikasur në kohë.