Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot (martë), në fshatin Lëbushë të Deçanit.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 17:17 policia është njoftu për një vetëaksident në fshatin Lëbushë të Deçanit ku një kombibus është vetëaksidentuar. Në të kanë qenë 4 persona të lënduar ku janë dërguar në spitalin rajonal e ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se njëri prej tyre ka vdekur ndërsa 3 të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes është edhe njësiti i policisë për të hetu rastin”, ka thënë Gashi.
Ballkani.info merr vesh se i riu që ka vdekur në aksident është Egzon Vishaj nga fshati Beleg. Ballkani.info/







