Një 16-vjeçar nga fshati Vërban i Vitisë është bërë bërë viktima më e re në moshë nga COVID-19 në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info infektologia nga Spitali Regjional i Gjilanit, Selvete Shurdhani dhe drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli.
Kadolli ka thënë për Ballkani.info se i riu ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Ky është rasti i parë në Kosovë në moshë të re që nuk i mbijeton virusit.
Ballkani.info mëson se i ndjeri Blendi Bislimi është nga fshati Vërban i komunës së Vitisë.
Varrimi i tij tutje raportohet se do të bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e këtij fshati.








