Skënder Hyseni është i dërguari i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës tek amerikani Richard Grenell.
Kjo për të diskutuar në lidhje me raportet Kosovë – ShBA dhe gjendjen e krijuar së fundmi, ku këta të fundit po kërkojnë me ngulm heqjen e taskës pa kushte ose në të kundërten kërcënuan edhe me heqjen e trupave amerikane nga Kosova.
Hyseni ka shkruar edhe në profilin e tij për takimin që pati me Grenell.
“Gjatë një takmi të gjatë dhe shterrues, bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. I përkushtuar fuqishëm për të çuar Kosovën dhe rajonin përpara drejt një zhvillimi dinamik ekonomik, Shtëpia e Bardhë dhe Ambasadori Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t’i hpaet rrugë dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet dhe do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë”, ka thënë Hyseni.
Ndërsa, ka shtuar se ShBA-të janë aleat i palëkundëur i Kosovës.
“Amerika është aleat i palëkundshëm i Kosovës dhe popullit të saj dhe mbetet fuqishem e përkushtuar ndaj interesave jetike të saj”.
Megjihtatë, Hyseni ka shtuar se Amerika nuk mundet ta mbroj Kosovën nga vetvetja.
“Por, Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatsisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj, ishte mesazhi i Ambasadorit Grenell, duke shtuar se Amerika nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj. E sigurova Ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme”.
Andaj, Hyseni ka shtuar se partia e tij asnjëherë nuk do të lejojë që ky raport të prishet.
“LDK kurre nuk do te lejojë qe ky partneritet të prishet.
LDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur që të koordinohet dhe harmonizohet ngushtë me SHBA-të në çdo fushë.
LDK pajtohet dhe mbron qendrimin që tarifa të hiqet menjëhere dhe pa kushte, ashtu siq kërkohet nga Presidenti Trump.
Partneriteti me Amerikën nuk ka alternative”, ka thënë Hyseni.
Ndërsa, pak minuta para këtij postimi shefi i Hysenit në parti, Isa Mustafa kur paralajmëroi që këto ditë do të ndërmarrë edhe veprimet për të shpëtuar raportet me Amerikën, tregoi që ka dërguar një perosn në ShBA për të biseduar me Richard Grenell.







