Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi sot se një i burgosur ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Sipas SHKK-së, personi në fjalë kishte pasur probleme shëndetësore që në fillim të mbajtjes së dënimit, e që si pasojë e kësaj, gjatë gjithë kohës është trajtuar në stacionarin e burgut.
Burime të Ballkani.info thonë se bëhet fjalë për të burgosurin Agim Jefkaj, rreth 50 vjeç.

“Kohëve të fundit, që nga 13.03.2024 ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali.
Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes” thuhet në njoftim. /Ballkani.info/







