Një grup kriminal i përbërë prej katër personash është arrestuar të hënën mbrëma në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. 

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se katër të dyshuarit janë:.

Sekiraqa, Mula, Salihu dhe Munishi dyshohen për një sërë grabitjesh nën kërcënimin e armëve, kryesisht në pompa derivatesh në rajonin e Prishtinës, por edhe në shitore e vende tjera dhe të njëjtit ia kishin mësyrë që të largohen nga shteti i Kosovës.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin nga organet e hetuesisë.Ndërkohë Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në pronat e të dyshuarve, ku kanë gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale për rastet në të cilat dyshohet se janë përfshirë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dërgohen në mbajtje dhe ata do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje’.