MRAP

Ky është “gjiganti” ushtarak amerikan, i gatshëm për Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po qendron në shtetin Iowa të SHBA-ve, atje ku ka pasur një sërë takimesh.

Nga atje, Veseli ka thënë se Ushtria e Kosovës do të krijohet më 14 dhjetor 2018.

“Kjo është ditë e paqes, ditë që shënon edhe ditën ku kanë rënë edhe dëshmorët e Kosovës. Do të jetë gëzim për të gjithë, për Kosovën e rajonin, ushtria do të jetë ushtri e paqes”, tha Veseli.

Iowa njihet si shteti që më së shumti e ka ndihmuar në përgatitjen ushtarake, FSK-në, prandaj edhe vizita e Veselit atje duket se qëllim kryesor e ka armatosjen e Ushtrisë së Kosovës.

Se Kadri Veseli ka shkuar në Amerikë për armatimin e rëndë për Ushtrinë e Kosovës e dëshmojnë edhe këto fotografi, shkruan Ballkani.info.

Veseli në Iowa shihet duke e “provuar” një mjet rëndë ushtarak të Ushtrisë Amerikane.

Ballkani.info sjellë informata rreth këtij gjiganti ushtarak amerikan i cili sipas të gjitha gjasave do të bëhet pjesë e armatimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ky mjet është i rezistueshëm ndaj minave dhe njëkohësisht është shumë i përshtatshëm për beteje të hapura. Amerikanët e njohin me shkurtesën MRAP – Mine-Resistant Ambush-Protected.

Shpërndaje