Ky është filxhani më i madh në botë i kafes

Hondurasi ka prodhuar filxhanin më të madh të kafesë në botë.

Ky filxhan mund të mbajë rreth 18,000 litra kafe.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Mbretëria e Bashkuar, me një filxhan prej 13,200 litrash.

Filxhani i Hondurasit është bërë prej çeliku dhe me një shtresë izolimi plastike.

Filxhani ka një cilindër të jashtëm prej hekuri me një fund të bardhë, që i jep një pamje qeramike./TopChannel