Netflix

Ky është filmi që po e shikojnë të gjithë, thyen rekord të shikueshmërisë në Netflix

Filmi më i fundit i Netflix, ‘Bird Box’ ka arritur të bëhet më i shikuari në vetëm një javë.

Me siguri se ju ka rastisur të shihni ndonjë postim rreth filmit ‘Bird Box’ gjatë javës që kemi lënë pas.

Kjo për arsye se njerëzit në rrjetet sociale e kanë komentuar tej mase filmin me Sandra Bullock, i cili ka dalë në Netflix vetëm para një jave dhe ka arritur të thejë rekorde të shikueshmërisë.

Filmi, i cili bën fjalë për një nënë të dy fëmijëve të vegjl, të cilët përballen me disa krijesa që, nëse vetëm i shikojnë, do të vdesin, ka arritur të shikohet nga më se 45 milionë përdorues të Netflix vetëm brenda javës.

Kjo do të thotë se shumë njerëz kanë shikuar e madje kanë komentuar rreth filmit, që është bërë një hit i vërtetë.