Ky është Fejzullah Rexhepi, i propozuari për kryetar të Gjykatës Supreme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 309-të, të mbajtur të enjten ka propozuar për dekretim gjyqtarin Fejzullah Rexhepi, për kryetar të Gjykatës Supreme. Propozimi i tij u mbështet me shtatë (7) vota të anëtarëve të Këshillit.

Në këtë pozitë, ka kandiduar edhe gjyqtarja Mejreme Memaj, e cila deri më tani ka ushtruar detyrën ushtrueses së detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme, mirëpo e njëjta nuk mori votat e mjaftueshme nga anëtarët e Këshillit për t’u zgjedhur në këtë pozitë. Ajo mori gjithsej 3 vota.

Por, kush është Fejzullah Rexhepi?

Fejzullah Rexhepi, në vitin 2010 u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale në Ferizaj, detyrë të cilën e mbajti deri në fund të 2012-ës.

Prej 1 janarit të vitit 2013 deri më 1 shtator 2015, ishte gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Ferizaj.

Ndërsa, më 1 shtator 2015 është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil.

Në shtator të 2020-ës, është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Supreme.