Një mësuese është therur me thikë sot në Prishtinë, në shkollën “7 Marsi”.

Ekipi i KosovaPress mëson se e therura me thikë është mësuesja e mësimit parafillor Vlora Paci 49 vjeçare.

Prapa kamerës ka folur punëtori teknik i kësaj shkolle i cili ka treguar se ngjarja ka ndodhur në orën 10 e 30 në prani të nxënësve.

Sipas tij mësuesen e ka therur një nënë e një nxënësi me inicialet B.D e moshës 38 vjeçare.


Policia ka arrestuar të dyshuarën ndërsa mësuesja e plagosur dërgohet në QKU.