Ky është doktori që ia shpëtoi jetën Anton Qunit gjatë kohës së luftës

Anton Quni falënderon publikisht doktorin Lulzim Brovinën që i shpëtoi jetën gjatë kohës së luftës.

Quni i LDK-së është njëri nga anëtarët e këtij subjekti që ishte pjesë e luftës së fundit në Kosovën nga radhët e FARK-ut, që njihej si batalion në përkrahje të Rugovës.

Se gjatë luftës jeta e Qunit kishte qenë e rrezikuar dhe në një rast të tillë, dr. Lulzim Brovina i ka shpëtuar jetën.

Kështu së paku po shprehet vet deputeti Quni.

Ai përmes Facebook e ka falënderuar për punën që ka bërë gjatë asaj kohe për të.

“Shpëtimtari im Falë doktor Lulzim Brovines unë sot vazhdoj të jetoj me shëndet të plotë.

Jam falënderues ndaj të gjithë mjekëve për këshillat dhe përkujdesjen, veçanërisht të dr.Lulzimit. Ai, stafi i tij i mrekullueshëm, mjekët shqiptarë jashtë Kosovës, më siguruan t’i kthehem familjes dhe angazhimeve të përditshme.

Zot, faleminderit që kemi njerëz të tillë!” – shkruan ai.

Postimi i tij: