Ky është dizajneri kosovar që “çmend” Instagramin me filtera që po bëhen hit

Gramoz Boshnjaku është dizajner nga Kosova, i cili së fundmi po krijon edhe filtra për fytyrën në rrjetin social Instagram.


Kjo pasi që Instagram, në gusht të vitit të kaluar filloi platformën e saj që kushdo mund të krijojë filtra të tillë.

Boshnjaku ka realizuar disa filtra të cilët po pëlqehen dhe po përdoren mjaft shumë nga përdoruesit shiqptarë të këtij rrjeti social.

Filtra e fundit e krijuar nga Gramozi, është shfaqja e flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar në fytyrën e përdoruesve.

Ky filter u realizua në prag të shënimit të përvjetorit të 12-të të pavarësisë së Kosovës.

Më poshtë mund të shihni disa foto të cilat janë të realizuara me filtrat nga ky dizajner shqiptar: