Ky është deputeti i VV-së që e kishte hequr flamurin e Kosovës, Albin Kurti s’e tha të vërtetën sot

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve Live në Facebook të organizuar nga KDI.

Qytetarët e kanë pyetur Kurtin për flamurin e Kosovës, se kur do ta njeh ai pavarësinë e Kosovës, për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe shumë tema tjera.

Sa i përket flamurit Kurti ka thënë se “Nuk mund ta gjeni asnjë deputet apo aktivistë të Vetëvendosjes që e ka hequr flamurin e Kosovës.”

Kurti tha se e ka pranuar dhe e njeh Pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo, Kurti këtu nuk e thotë vërtetën, pasi që është ish deputeti i VV-së dhe tash kandidati për deputet, Salih Zyba që e ka hequr flamurin e Kosovës nga rreth afër QKUK, shkruan Ballkani.info.

Flamuri i Kosovës i vendosur në sheshin “Idriz Seferi”, në hyrje të Prishtinës, ishte larguar mesnatën e 27 nëntorit 2013, duke u zëvendësuar me atë kombëtar.

Për këtë veprim Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte ngritur aktakuzë “për asgjësim, ose dëmtim të pasurisë” ndaj ish-drejtorit të Shpend Ahmeti, Salih Zyba i cili ishte arrestuar më 29 shkurt 2016, në vendin e tij të punës në Komunën e Prishtinës.

Nga ana tjetër, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte thënë se flamurin kombëtar në hyrje të Prishtinës nuk e di se kush e ka vendosur. Madje, ka shtuar se flamuri në këtë rreth nuk është vendosur asnjëherë nga komuna.

Në aktakuzën e ngritur ndaj deputetit Zyba, Prokuroria pretendonte se në natën kur flamuri i Kosovës, i vendosur te rrethi qysh në Shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, ky simbol shtetëror ishte lënë në tokë, pasi ishte zëvendësuar me flamurin kuqezi. /Ballkani.info/

loading…