elita rudi

Ky është dedikimi i ëmbël i Elitës për Gjikon në përvjetorin e martesës

Sot, për çiftin Elita Rudi dhe Gjiko është një festë e veçantë.

Dyshja festojnë përvjetorin e martesës së tyre, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë datë moderatorja ka bërë një dedikim të ëmbël për bashkëshortin me anë të disa InstaStory.

“Je i vetmi që dua të mërzisë gjithë jetën. Dua të ecim përdore kur të jemi 80 vjeç dhe të themi: “Ia dolëm”. Këta sy, i dashur…nuk gënjejnë kurrë!”, shkroi ajo.

Theksojmë se çifti janë prindër të dy fëmijëve. /Lajmi.net/