Ky është çmimi i 1 litri vaj në Zvicër (Foto)

Ngritja e çmimeve ka prekur shumicën e vendeve, për shkak të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Kësaj nuk i ka shpëtuar as Kosova dhe vendet tjera të rajonit.

Ngritje të çmimeve ka pasur në shumicën e produkteve ushqimore dhe ato të derivateve.

Mirëpo, këtij trendi botëror nuk u ka shpëtuar as Zvicra – shtet i cili njihet për fuqinë e saj ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve.

Një mërgimtar nga Podujeva, ka dërguar pamje tek Llapi.info, për çmimin e një litri vaj, që po shitet aktualisht në Zvicër.

4.30€ ka arritur çmimi i vajit në shtetin zviceran.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet;