Ivana R., e cila u arrestua dje në Mlladenoc me dyshimin se ajo dhe bashkëshorti i saj Zoran R., i cili u vu në pranga në Bijelinë, ndihmuan të dyshuarin për vrasjen e policit Nikola Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij Vjekoslav V. në Loznicë, është paraqitur si influencere në rrjetet sociale.

– Dyshohet se të dy bashkërisht e kanë rregulluar transportin e të dyshuarit Faton Hajrizi, i cili është në arrati dhe po kërkohet për shkak të dyshimit se ka vrarë policin Nikolla Krsmanoviq në Loznicë dhe ka plagosur kolegun e tij Vjekoslav I.”, thotë bashkëbiseduesi i Kuririt, transmeton Ballkani.info.

Siç ka shkruar Kurir, bashkëshorti i saj Zoran R. tashmë është i njohur për policinë, i cili ishte dënuar me tetë vjet burg në Gjykatën Speciale në Beograd për trafik droge, por ai u arratis dhe për të ishte lëshuar urdhër arresti. Sipas informacioneve jozyrtare, ai kishte dokumente në emër të Marko Markoviqit.

– Ivana jeton në Mlladenoc dhe ka tre fëmijë. Ata u martuan në vitin 2020.

Pothuajse 12 mijë njerëz e ndjekin Ivana R. në rrjetin social Instagram, e cila më së shumti këshillon nënat se si të fitojnë para nga shtëpia. Në një postim ajo ka përmendur edhe burrin e saj.

– Në moshën 18-vjeçare mbeta shtatzënë dhe lashë shkollën, punoja në lokalet e natës si nikoqire. Më vonë takova njeriun e jetës sime, u martova dhe linda edhe dy fëmijë, ai punon jashtë vendit – ka thënë ajo ndër të tjera në një video publike dhe ka theksuar se “ka kaluar nëpër parajsë dhe ferr”.

Ajo ka postuar vetëm dy foto me bashkëshortin në Facebook. /Ballkani.info/