Foto

Ky është çifti i parë i kurorëzuar sivjet në Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka nisur vitin duke lexuar Deklaratën martesore të parë për këtë vit brenda kësaj komune. Ai përmes postimit në Facebook ka uruar çiftin e ri.

Postimi i plotë:

URIME ÇIFTIT TË RI

Sot me kënaqësi lexova “Deklaratën martesore” për çiftin e ri, që shënon edhe martesën e parë për vitin 2024 në Komunën e Vushtrrisë.

Urime për dhëndrin Mirsad Krasniqi dhe nusen Agnesa Hajrizi.

Çifti i ri u trashëgoftë!