Vrasje

Ky është burri që dyshohet se vrau gruan e tij sot në Pejë

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka thënë se i dyshuari është arrestuar nga policia dhe i është konfiskuar arma, me të cilën dyshohet se e privoi nga jeta bashkëshorten e tij.

“Kryeprokurori dhe prokuroret janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur një rast i vrasjes në qendër të qytetit në një banesë. Dyshohet se bashkëshorti ka vrarë gruan e tij. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia dhe i është konfiskuar arma. Jemi duke pritur Institutin e Mjekësisë Ligjore që ta tërheq trupin”, ka thënë Nikçi. /Ballkani.info/