Ky është burri me mustaqet më të gjata në botë

Një burrë nga Karolina e Jugut ka hyrë në Librin e Guinnes për mustaqet më të gjata në botë.

Paul Slosar nga Summerville kishte verifikuar gjatësinë e mustaqeve të tij në Kampionatin Kombëtar të Mjekrës dhe Mustaqeve në Casper, Wyo., dhe matja iu dorëzua Rekordeve Botërore Guinness për verifikim zyrtar, transmeton Klankosova.tv.

Slosar ka mustaqe të stilit anglez, të përcaktuar nga kampionati botëror i mjekrës dhe mustaqeve si: “Të hollë, duke filluar nga mesi i buzës së sipërme me qime jashtëzakonisht të gjata dhe të tërhequra anash”.

“Unë i mbaja mustaqet e mia të shkurtra. Një ditë, pasi i shkurtova mustaqet, shkova të puthja gruan time dhe ajo më shtyu dhe u ankua”, tha Slosar për GWR. “Ajo tha: Mos më puth pasi të kesh shkurtuar mustaqet, sepse është njësoj si të puthësh një furçë teli”. Kështu që, që nga ajo ditë, unë thjesht i lash të rriten”.