Ky është bilanci i rasteve me Covid 19 në komunat e Kosovës

Qytetarët e Kosovës, ashtu edhe si edhe pjesa më e madhe e botës, po vazhdojnë të përballen me pandeminë COVID-19, një virus ky i ri dhe ende i panjohur.

Mbrëmë është konfirmuar vetëm një rast i ri pozitiv, ndërsa janë shëruar edhe shtatë të infektuar.

Momentalisht në Kosovë deri më tani kemi 1048 të infektuar, ndërsa janë shëruar 801 pacientë e kanë vdekur 30 persona.

Deri tani sipas IKSHPK-së, janë kryer gjithsej 13992, e raste aktive janë 217.

Sipas kësaj tabele, bazuar me të dhënat nga IKSHPK, më së shumëti nga COVID-19 është prekur Ferizaj me 134 raste, 2 të vde.kur, 98 të shëruar e 34 raste vazhdojnë të jenë aktive.

I dyti për nga numri i rasteve është komuna e Prizrenit, me 130 sosh, 3 të vde.kur, 69 të shëruar e 58 raste janë akoma aktive.

Prishtina, Gjilani e Malisheva vijnë tutje si komunat më të god itura nga kjo pandemi.

Më 0 raste vazhdojnë të jenë komunat: Juniku, Graçanica, Novobërda, Ranillugu, Shtërpca e Pozharani.

Ndërsa, momentalisht s’ka asnjë rast aktiv në Klinë, Viti, Zveçan, Shtime, Gjakovë, Podujevë, Hani i Elezit, Skenderaj e Drenas.