Ky është bilanci i fundit rreth koronavirusit në botë
Koronavirusi COVID-19 ka shkaktuar 115,286 viktima në të gjithë botën deri sot, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 1.8 milionë qytetarë. Këto janë shifrat e përditësuara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins.
Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta raporton ballkani.info
Deri më tani 440,922 është numri i atyre që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.
Italia deri më tani ka 19,899 viktima ndërkohë 17,489 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 14,412 në Francë.
Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka 11,329 të vdekur dhe 88,621 të infektuar. /Ballkani.info/