Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 2,169 derisa janë shëruar 1,047 persona, dhe janë konfirmuar 36 viktima, shkruan ballkani.info

Komunat me më së shumti raste aktive janë Prishtina, Vushtrria dhe Prizreni.

Kryeqyteti i Prishtinës ka rreth 315 raste aktivbe, pastaj vie Vushtrria me 250 dhe Prizreni me 96. Malisheva, që dikur ishte një nga vatrat e koronavirusit, më nuk ka asnjë rast aktiv ku nga 77 të prekurit janë shëruar 76.

Në njoftimin e fundit të IKSHPK’së, 96 persona rezultuan të prekur me koronavirus, dhe 29 të shëruar.

Komuna e Gjilanit kishte më së shumti raste, rreth 20, më pas Prishtina e Prizreni me 19 raste. Sot është shënuar edhe viktima e 36.

Deri tani në Kosovë janë 1,086 raste aktive. /Ballkani.info/