Ky është bilanci i fundit me koronavirus deri më sot në Kosovë

Deri tani numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 1,052, ndërsa 820 persona janë shëruar dhe janë shënuar 30 viktima shkruan ballkani.info

Nga 28 maji filluan masat lehtësuese për qytetarët e Kosovës, me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe në bazë të rekomandimeve duke u bazuar në gjendjen e krijuar.

IKSHPK me njoftimet e përditshme ka treguar për numrin e të infektuarve dhe shëruarve në vazhdimësi.

Gjatë lehtësimit të masave është vendosur të hapen xhamitë dhe kishat, ku besimtarët mund të ushtrojnë ritet e tyre fetare.

Deri tani në Kosovë, janë 202 raste aktive me koronavirus.

Ferizaji vazhdon të mbetet komuna më e prekur, me 134 raste dhe 98 të shëruar. Më pas vjen Prizreni, e Prishtina. /Ballkani.info/