Ky është arsenali i të dyshuarit për vjedhje

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka arrestuar të dyshuarin për vjedhje të rënda që kanë ndodhur gjatë vitit 2018.

Burime të mediave kanë bërë të ditur se i dyshuari që ishte në kërkim të policisë është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Në fotografinë e siguruar nga KALLXO.com shihen të konfiskuara revole, para, paisje teknologjike e të tjera.

Pas sigurimit të disa fotografive të të dyshuarit nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e vjedhjeve, policia kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e tij.