Ky është aplikacioni për selfiet e një niveli tjetër në Instagram

Nëse keni qenë në kërkim të një mënyre për ti dërguar selfiet e Instagram në një nivel tjetër, Adobe ka një përgjigje. Aplikacioni pa pagesë Photoshop Camera tashmë është i disponueshëm për tu shkarkuar në App Store dhe Play Store.

Aplikacioni sjell efekte dhe lente të cilësisë së lartë në smartfonët tanë së bashku me disa funksione të inteligjencës artificiale dhe marifete të Photoshop.

Në Nëntor Adobe prezantoi për herë të parë aplikacionin në konferencën Adobe Max dhe ka qenë publik që prej atëherë. Duke filluar nga disa e sotme aplikacioni zyrtar është i disponueshëm.

Photoshop Camera orientohet më tepër drejt përdoruesve të medias sociale dhe influencerëve sesa fotografëve profesionistë. Nuk ka funksionet e avancuara të editimit të imazheve si aplikacioni Photoshop në iPad.

Përkundrazi disa efekte dhe filtra vihet në dispozicion pasi realizoni një foto. Duke përdorur inteligjencën artificiale mund të njohë subjektet në foto dhe të rekomandojë rregullime përkatëse.

Veçanërisht një opsion, Face Light, rrit fuqinë e dritës për të eliminuar hijet e mprehta. Aplikacioni gjithashtu njeh subjektet në foto duke i grupuar selfiet.