Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Deri tani raportohet se në pranga ka përfunduar Agim Nuha, nga drejtoria për autorizimin e pagesave dhe një femër.

Nuha raportohet se është arrestuar nën dyshimin, marrje ryshfeti në vazhdimësi për ndarje të subvencioneve.

Aksioni është duke vazhduar ende.

Ndryshe, në lidhje me rastin për Ballkani.info ka folur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai nuk ka pranuar të japë informavcione tjera deri pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, informacione tjera nuk mund të japim derisa të përfundojë operacioni policor”, tha Krasniqi.