Identiteti

Ky është 32 vjeçari që vdiq si pasojë e një aksidenti mbrëmë në Gjilan

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë në qytetin e Gjilanit.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën një 32 vjeçar.

“Mund të konfirmoj se një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Gjilani – Preshevë, saktësisht te ura e fshatit Pasjan. Viktima është i lindur në vitin 1989”, u tha mbrëmë nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit.

Viktima në këtë rast është 32 vjeçari, Burhan Ferati, transmeton lajmi.net.

Mbrëmjen e kaluar si pasojë e një aksidenti trafiku humbi jetën edhe një 68 vjeçar në Prizren.

Gjatë javëve të fundit pati numër të madh të aksidenteve si dhe numër të madh të viktimave si pasojë e këtyre aksidenteve.