Një i ri 27 vjeçar ka vdekur në orët e mbrëmjes në Kamenicë nga Covid-19.
Bëhet fjalë për Bersant Rahimaj. Lajmin e ka bërë të ditur mikui tij, fotografi i njohur Arian Mavriqi.
“Bersanti sot ia dorëzoj shpirtin Allahut Mëshirëplotë! Ishte besimtar dhe djalë shumë i dashur. U takofshim në Xhenetet e Allahut vëllau jonë. Do të më mungojnë selamet e tua. Ngushllime familjarëve dhe shokëve të tij”, ka shkruar Mavriqi.







